
DURRËS- Është arrestuar një 24-vjeçar, i identifikuar si Shkëlzen Bajraktari, banues në Koplik të Shkodrës, pas dyshimeve për mashtrim lidhur me kthimin e një automjeti të marrë me qera. Arrestimi erdhi pas denoncimit nga pronari i automjetit, i cili kishte raportuar mjetin e tij si të zhdukur.
Pavarësisht ndalimit të të dyshuarit, automjeti ende nuk është gjetur, dhe autoritetet janë në kërkim të tij. Në deklaratën e tij, Bajraktari pretendoi se makina ishte bllokuar nga autoritetet greke gjatë një udhëtimi në Greqi. Kjo dëshmi është duke u verifikuar nga policia.
Njoftimi i Policisë:
“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, pas kallëzimit nga shtetasi S. L., se shtetasi Sh. B., (Shkëlzen Bajraktari) nuk i kishte kthyer një automjet që ia kishte dhënë me qira, arrestuan në flagrancë të dyshuarin”./ ZËRI