
ITALI- Një i ri shqiptar është arrestuar nga Policia italiane pasi ka tentuar që të arratisej me mjetin e tij...por u aksidentua nga shpejtësia e lartë me të cilën po drejtonte makinën.
Sipas mediave italiane, 20-vjeçari shqiptar sëbashku me tre persona të tjerë në makinë nuk zbatoi urdhërin e Policisë për të ndaluar. Përkundrazi i dha shpejtësi mjetit duke tentuar që t'i largohej uniformave blu. Derisa u përfshi në një aksident për shkak të manovrave që kreu gjatë arratisjes.
Shqiptari, ende i paidentifikuar me emër, humbi kontrollin e mjetit, duke goditur fillimisht ishullin e trafikut pranë rrethrrotullimit dhe më pas u përmbys disa herë, duke ndaluar në anën e djathtë të rrugës. Fatmirësisht, asnjë prej 4 personave që ishin në mjet nuk pësuan lëndime nga aksidenti. Pas aksidentit, 3 pasagjerët vijuan "arratinë" duke u larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes, ndërsa shoferi 20-vjeçar u vendos në pranga.
Në makinë, efektivët gjetën disa kapele, një radio radio dhe dy telefona celularë. Hetimet vijojnë për identifikimin e të arratisurve nga vendi i ngjarjes. Ndërsa makina, rezultonte e regjistruar në emër të një kompanie që jepte mjete me qira./ZËRI