Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, 25-vjeçari kundërshton dhe merr para me motor policin!

Një efektiv i Policisë Rrugore i ka bërë shenjë për të ndaluar drejtuesit të një mjeti tip motor.

k.m.

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar, 25-vjeçari kundërshton

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, pranë rrugës së Elbasanit. Një efektiv i Policisë Rrugore i ka bërë shenjë për të ndaluar drejtuesit të një mjeti tip motor. Por ky i fundit, nuk e ka zbatuar urdhërin e lëshuar nga efektivi i Policisë dhe i ka dhënë gaz mjetit të tij.

Kështu, 25-vjeçari Merson Ferizaj ka marrë para me motor efektivin e Policisë Rrugore, të paidentifikuar me emër, duke i shkaktuar lëndime në krah. Ndërkohë që efektivi është në spital, ku edhe po merr ndihmë mjekësore, 25-vjeçari, i cili është punonjës i Forcave Ushtarake është shoqëruar për të dhënë shpjegimet e tij në Komisariat.

“Këtë të hënë rreth orës 08:45, në rrugën e Elbasanit, dyshohet se shtetasi M. F., rreth 25 vjeç, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore, për të ndaluar motomjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve. Gjithashtu, shtetasi M. F., dyshohet se për shkak të detyrës, është konfliktuar fizikisht me punonjësin e Policisë, i cili po merr asistencë mjekësore.

Shtetasi M. F. është shoqëruar në ambientet e Policisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit,"- thuhet në njoftimin e Policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB