Aktualitet

Një tjetër anëtar i 'bandës së Babagjyshërve', Fatmir Pjetri i bashkohet '41/biss'

Pjetri njihet si një nga anetarët e bandës së Babagjyshëve dhe rezulton i dënuar për grup kriminal, vjedhje me dhunë dhe veprime në kuadër të grupit kriminal.

f.t
Një tjetër anëtar i 'bandës së
Fatmir Pjetri

PEQIN- Fatmir Pjetri, pjesë e “Bandës së Babagjyshëve” mësohet se është futur në regjimin “41 biss”. Kërkesa është bërë nga SPAK dhe është miratuar nga Ministria e Drejtësisë. Fatmir Pjetri është një nga të dënuarit që ka tentuar arratisjen përmes çarçafit në burgun 313 në Tiranë. Pjetri, së bashku me Arbër Çekajn kanë shfrytëzuar momentin e e ajrosjes dhe më tej kanë tentuar që të hidhen në shesh-pushimin e punonjësve të administratës. Pjeti do ti nënshtrohet regjimit 41 biss për 1 vit.

Pak ditë më parë në të njëjtin regjim u vendosën Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha të dënuar me burgim të përjetshëm. Pjetri njihet si një nga anetarët e bandës së Babagjyshëve dhe rezulton i dënuar për grup kriminal, vjedhje me dhunë dhe veprime në kuadër të grupit kriminal. Ndërkohë në regjimin e posaçëm '41 biss' ndodhet prej muajit dhjetor 2023 edhe një tjetër anëtar i bandës, Ilir Kupa. 

Kush është Fatmir Pjetri

Fatmir Pjetri nga Puka rezulton i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë. Pas ardhjes në Shqipëri ai në vitin 2013 u bë pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Ai ka marrë pjesë në të gjitha grabitjet e bëra nga banda e “Babagjyshëve”,që u shtrinë në të gjithë vendin, në Tiranë, Kuçovë, Durrës, Berat, Lezhë, Fushë-Krujë, Laç, Shkodër.  Në “Bandën e babagjyshërve” morën pjesë Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetri, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Hajdar Sefa, Mark Shpendi, Edmond Selala, Lin Kala dhe Angjelin Ndreka.

Grabitja që bëri më shumë bujë ishte ajo në një qendër tregtare në Tiranë, ku u grabit një argjendari. Pas kësaj ngjarje ai u arrestua në 24 nëntor të 2017. Pjetri kryente çdo grabitje pa lënë gjurmë, pa shkaktuar viktima dhe në një kohë prej 3 minutash. /ZËRI

Poll

MOS HUMB