Aktualitet

Një prej 5 më të kërkuarve nga policia, arrestohet në Turqi Ibrahim Lici

I shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici.

E.K
Një prej 5 më të kërkuarve nga policia, arrestohet në
Ibrahim Lici

TURQI- Ibrahim Lici, një prej 5 personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare është vënë në pranga nga policia në Turqi, pasi ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK. Burime bëjnë me dije se lokalizimi i tij në Turqi është bërë nga pala shqiptare dhe më pas u njoftuan autoritetet vendase për të bërë të mundur prangosjen e tij.

Ai ishte shpallur në kërkim si i dyshuari kryesor për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2021.

Ibrahim Lici, është një person i njohur për policinë shqiptare, i përfshirë në disa ngarje kriminale të bujshme që kanë ndodhur në qytetin e Shkodrës. Lici ishte në shënjestër të grupit të Bajrave për t’u ekzekutuar sipas dosjes Metamorfoza.

Ndërsa Endri Mustafa njihej si pjesëtar i grupit të Bilalajve në Shkodër. Në familjet Lici dhe Bilali janë kryer një sërë vrasjesh. Në gusht 2018 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi Fatbardh Lici, vëllai i Mustafa Licit.

Policia turke ka rënë në gjurmët e tij duke ndjekur një person të besuar të tij që udhëtoi nga Shqipëria për ta takuar./ZËRI 

Poll

MOS HUMB