Aktualitet

E rëndë në Pogradec! Babai plagos të birin me armë gjahu

Gjatë debatit djali ka ushtruar dhunë ndaj të atit dhe ky i fundit ka marrë armën duke e plagosur.

k.m.
E rëndë në Pogradec! Babai plagos të birin me armë
Foto ilustruese

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një një i moshuar ka qëlluar me armë zjarri djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18.40, kur Përparim Shkullaku, 47-vjeç në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj të atit. Kështu që ky i fundit, ka marrë armën e gjahut që kishte në shtëpi dhe ka plagosur të birin. I riu ka përfunduar në spital, ku edhe raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërsa i moshuari Agim Shkullaku është shoqëruar në Komisariat dhe po merret në pyetje nga Policia lidhur me rrethanat e ngjarjes. 

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 18:40, në fshatin Stropckë, Pogradec, ka ndodhur një konflikt familjar i çastit mes babait dhe djalit të tij. Shtetasi P.Sh, 47 vjeç, në gjendje të dehur ka dhunuar babait e tij shtetasin A. Sh., 83 vjeç. Më pas 83 vjeçari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosu djalin e tij shtetasin P. Sh, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë bërë shoqërimin e 83 vjeçarit në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Gjithashtu shërbimet e Policisë kanë bllokuar e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut me të cilën dyshohet se 83 vjeçari ka plagosur djalin e tij. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB