Aktualitet

Nga Shqipëria në Angli me kamion, kapet gruaja shqiptare, kishte me veten edhe foshnjën 6-muajshe

Treshja u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), mëngjesin e së dielës 23 mars, pasi një kamion mbërriti me një traget në Lincolnshire Verior.

k.m.
Nga Shqipëria në Angli me kamion, kapet gruaja shqiptare, kishte me
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Tre persona janë arrestuar pasi një grua dhe një fëmijë 6-vjeçar u futën kontrabandë në Britaninë e Madhe brenda një kamioni. Treshja u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), mëngjesin e së dielës 23 mars, pasi një kamion mbërriti me një traget në Lincolnshire Verior.

Mjeti u kontrollua nga Forcat Kufitare, të cilët punonin me NCA-në dhe gjetëm gruan me fëmijën të fshehur në kabinë. Edhe gruaja, edhe foshnja ishin shtetas shqiptare dhe tashmë i janë dorëzuar autoriteteve të emigracionit. Shoferi i kamionit, një 36-vjeçar nga Polonia, u arrestua. Ai u akuzua për bashkëpunim në emigracion të paligjshëm dhe pritet të dalë sot para Gjykatës Magjistrale të Grimsby-t. 

Pas shoferit u prangosën edhe dy shqiptarë të moshës 44 dhe 26 vjeç që ishin vendosur pak milje larg portit. 44-vjeçari u lirua me kusht, ndërsa 26-vjeçari është lënë në ambientet e paraburgimit dhe mund të ekstradohet në Itali pasi kërkohet për disa vepra penale në lidhje me trafikun e drogës. 

Shefi Rajonal i Hetimeve të NCA, Jacque Beer tha: Hetimi ynë për këtë rast vazhdon./ZËRI

Poll

MOS HUMB