Aktualitet

“Plani i Rritjes”, Komisionerja Kos: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përfitojnë parafinancim nga BE

 Fondi pritet të miratohet nesër për Shqipërinë.

I.F
“Plani i Rritjes”, Komisionerja Kos: Shqipëria dhe Maqedonia e
Marta Kos

TIRANË- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim njofton se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të parat që përfitojnë nga plani i rritjes së BE-së. Kos përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Tirana dhe Shkupi kanë bërë progres në zbatimin e reformave kyçe, duke bërë që vendet përfitojnë fonde nga Plani i Rritjes. Fondi pritet të miratohet nesër për Shqipërinë.

“Urime Maqedonisë Së Veriut dhe Shqipërisë për përshpejtimin e procesit në marrjen e fondeve të parafinancimit në Ballkanin Perëndimor në kuadër të Planit të Rritjes. Kjo duhet të nxisë zbatimin e reformave kyçe për të nxitur rritjen, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të afruar vendet më pranë BE-së”, shkruan Kos në X.

“Plani i Rritjes”, Komisionerja Kos: Shqipëria dhe Maqedonia e
postimi

Vendi ynë do të përfitojë nga “Plani i Rritjes” 992 milionë euro kredi dhe grante që do të shpërbejnë për të realizuar reformat kyçe të BE-së. Fondet do të tërhiqen gradualisht dhe do të vendosen në dispozicion të kushteve që duhet të plotësohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB