Aktualitet

Grabiti hotelet duke kërcënuar punonjësit me pistoletë lodër, arrestohet shqiptari në Greqi

Ai ka hyrë në hotele, duke pretenduar se është një klient me dokumente false dhe më pas ka kërcënuar punëtorët me pistoletë lodër që t’i japin paratë.

I.F
Grabiti hotelet duke kërcënuar punonjësit me pistoletë
Pamje nga momenti i grabitjes

ATIKË- Një 37-vjeçar ka grabitur disa hotele në zonën e Atikës, Greqi, duke kërcënuar punëtorët me një armë lodër. I riu, emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka grabitur disa hotele në Glyfada, Elliniko, Agios Dimitrios dhe Exarcheia. Sipas pamjeve të publikuara nga media greke “Protothema”, ai ka hyrë në hotele, duke pretenduar se është një klient me dokumente false dhe më pas ka kërcënuar punëtorët me pistoletë lodër që t’i japin paratë.


Ai u identifikua dhe u arrestua nga autoritetet greke. Gjatë arrestimit, atij iu sekuestrua edhe arma lodër që kishte përdorur gjatë grabitjeve, një kartë identiteti false, një patentë shoferi fals, një sasi e vogël kanabis të papërpunuar dhe një shumë prej 405 euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB