Aktualitet

Kishte fshehur rreth 1900 fara kanabis në kofanon e makinës, arrestohet 26-vjeçari në Krujë

Gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 1890 fara kanabis, të fshehura në kofanon e automjetit.

I.F
Kishte fshehur rreth 1900 fara kanabis në kofanon e makinës,
Pamje nga operacioni i Policisë

KRUJË- Një 26-vjeçar është arrestuar në Krujë, pasi po kultivonte kanabis. Policia bën me dije se në pranga ra 26-vjeçari Florian Kani. Kani u ndalua nga efektivët teksa po drejtonte makinën e tij. Gjatë kontrollit atij iu gjetën dhe iu sekuestruan 1890 fara kanabis, të fshehura në kofanon e automjetit. Ndërsa, në banesë iu gjetën pajisje për kultivimin e lëndëve narkotike.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kontrolleve të vazhdueshme të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi F. K., 26 vjeç, banues në Krujë.

Në vendin e quajtur “Rruga e Burrelit” shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin F. K, dhe gjatë kontrollit të automjetit, në kofanon e automjetit i gjetën dhe sekuestruan 1890 fara narkotike, të cilat dyshohet se do përdoreshin me qëllim kultivimi.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar paisje për kultivim të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB