Aktualitet

Abuzoi një të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë! Dëshmia e 15-vjeçares: Shoqja thirri 2 djem

E mitura mesa duket i ka treguar prindërve të saj lidhur me atë që ka ndodhur dhe si pasojë është dhunuar psikologjikisht edhe nga i ati.

k.m.
Abuzoi një të mitur, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë!
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 15-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një 20-vjeçar. E mitura mesa duket i ka treguar prindërve të saj lidhur me atë që ka ndodhur dhe si pasojë është dhunuar psikologjikisht edhe nga i ati. Kështu, Policia ka arrestuar 20-vjeçarin Serxhi Arifi, e po ashtu ka proceduar penalisht edhe të atin e të miturës.

15-vjeçarja tha se kishte shkuar në shtëpinë e një shoqes së saj, 17 vjeçe, e cila sipas vajzës së dëmtuar, ka thirrur 2 djem të tjerë, dhe njëri prej tyre ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Ndaj nën hetim në gjendje të lirë, Policia ka vënë 17-vjeçaren për "shfrytëzim prostitucioni".

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin S. A., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi A. Gj., 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB