
TIRANË- Një telefonatë alarmoi Policinë e Tiranës për një ngjarje të ndodhur në Kamëz. Raportohet për një konflikt mes dy drejtues automjetesh. Dy shoferët dhe një tjetër person janë përplasur fizikisht me sende të forta, ku si pasojë është lënduar njëri prej tyre, 38- vjeçari, Redi Vata. Dyshohet se konflikti ka agravuar edhe në përdorimin e armëve, kjo pasi në vendin e ngjarjes u gjet një gëzhojë.
Vata, ndodhet në spitalin e Traumës, ku mësohet se ka marrë dëmtime në kokë dhe gjoks ndërsa ndodhet nën monitorim mjekësor.Dy personat e dyshuar si autorë janë identifikuar nga Policia.
Njoftimi i policisë:
Në Kamëz, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh. Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta shtetasi R. V., rreth 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI