Aktualitet

PANIK në familje! Burri tenton të vrasë gruan me çifte, e godet edhe me xham në qafë, arrestohet 68-vjeçari

Pasi ka qëlluar dy herë me çifte në drejtim të 61-vjeçares, ai e ka dhunuar duke e goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës, xham, në pjesën e qafës dhe shpatullës

F.I
PANIK në familje! Burri tenton të vrasë gruan me çifte, e
FOTO ILUSTRUESE

VAU I DEJËS-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, ku një 68-vjeçar ka tentuar të vrasë me çifte bashkëshorten e tij dhe e ka dhunuar. Xhabir Hoxhaj, 68 vjeç për motive xhelozie ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë.

Pasi ka qëlluar dy herë me çifte në drejtim të 61-vjeçares, ai e ka dhunuar duke e goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës, xham, në pjesën e qafës dhe shpatullës. Hoxhaj është arrestuar në flagrancë në banesë, ku edhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu. 

61-vjeçarja, shtetasja me iniciale Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndaj 68-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë. 

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë gjahu çifte drejt bashkëshortes, me qëllim vrasjen e saj, kapet dhe vihet në pranga 68-vjeçari.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës pas njoftimit të marrë se një shtetase nga Vau i Dejës po transportohej për ndihmë mjekësore drejt spitalit të Shkodrës pasi dyshohej se ishte dhunuar nga bashkëshorti, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin rrethanave, kapjen dhe arrestimin autorit.

Në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja e shtetasit Xhabir Hoxhaj, 68 vjeç, banues në fshatin Mjedë dhe arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” e mbetur në tentativë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 68-vjeçari, për motive të dobëta (xhelozie) ka qëlluar 2 herë me armë gjahu çifte në drejtim të bashkëshortes për ta vrarë dhe më pas e ka goditur me grushte në fytyrë dhe e ka dëmtuar me mjet prerës (xham) në pjesën e qafës dhe shpatullës.

61-vjeçarja shtetasja Gj.H, ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut çifte, dy gëzhoja dhe 17 fishekë armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB