Aktualitet

Do e shiste në Tiranë! Me armë zjarri me vete, pranga 24-vjeçarit nga Kukësi, e pëson dhe shoku i tij

Arma e zjarrit raportohet se iu gjet gjatë kontrollit fizik në rrugën e Elbasanit

F.I
Do e shiste në Tiranë! Me armë zjarri me vete, pranga
ARMA E SEKUESTRUAR

TIRANË-Një 24-vjeçar banues në Kukës është arrestuar në flagrancë në Tiranë, teksa dyshohet se do të shiste një armë zjarri në kryeqyetet. Arma e zjarrit raportohet se iu gjet gjatë kontrollit fizik në rrugën e Elbasanit, ndërsa e ka pësuar edhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë me 1 armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do ta shiste në Tiranë, vihet në pranga 24-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një 23-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “GUN”.

Si rezultat i operacionit u vu në pranga shtetasi B. M., 24 vjeç, banues në Kukës. Si dhe u procedua shtetasi D. I., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën e Elbasanit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit B. M, iu gjet e sekuestrua një armë zjarri pistoletë, të cilën dyshohet se do e shiste në Tiranë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB