
TIRANË- Eksponentët e krimit të organizuar në Shqipëri, shpesh janë kthyer në armiq të përbetuar të njëri-tjetrit, pas historive shoqërore, por edhe ngjarjeve të rënda në të cilat janë përfshirë, dhe ku interesat mund të jenë prishur. I tillë është dhe rasti, i disa prej personazheve të botës së krimit në zonën e Niklës.
Në foton e publikuar nga Ora News, dallohet një grup perosonash mes tyre Valter Bami, Marklen Haka dhe Indrit Rraja, ky i fundit kohë më parë ka humbur jetën.
Siç shihet, Valter Bami dhe Marklen Haka drekonin shpesh me njëri-tjetrin, ndërsa miqësia e tyre e përkohshme u kthye në urretje dhe armiqësi. Në përgjimët e ‘Sky EÇ’ prokurori zbuloi rolin e Marklën Hakës në eliminim e Durim Bami. Përgjimet zbuluan se i interesuar për vrasjën e Durimit ishte pikërisht Arben Ndoka.
Marklen Haka vijon të jetë në kërkim në kuader të operacionit Revashi ku ndaj tij rëndojnë 3 vepra penale. E ndërsa Durimi Bami vëllai i Valter Bamit ndodhet i ndaluar në Emirate teksa Shqipëria ka nisur me bisedimet për esktradimin e tij në vendin tonë./ZËRI