Aktualitet

Nga aventura në krimin në Shkodër! Çifti braktisi SHBA-në për Shqipërinë: Kemi rënë në dashuri me Tiranën

Nga postimet në rrjetet sociale çifti po eksploronte Shqipërinë, madje kishin vendosur të largoheshin nga SHBA

F.I
Nga aventura në krimin në Shkodër! Çifti braktisi
Sandra Holley dhe Brendon Saporito

SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga jeta e çiftit amerikan, pas krimit të rëndë në Shkodër, ku Brandon Saporito vrau me thikë gruan e tij, Sandra Holley. Nga postimet në rrjetet sociale çifti po eksploronte Shqipërinë, madje kishin vendosur të largoheshin nga SHBA, por Shkodra do të ishte destinacioni i fundit i aventurës së tyre.

Një nga miqtë shkruan në një postim në profilin e autorit më 21 mars: Shumë i lumtur që unë dhe Jason kaluam natën e fundit me Brendonin dhe Sandrën përpara se ata të nisnin disa aventura të reja të jashtëzakonshme në jetë! U urojmë atyre dhe qenushit të tyre të adhurueshëm Harvey gëzim të pafund, shëndet të plotë dhe përvojat më të mrekullueshme të jetës së tyre! Çfarë fati që ishim bashkë para nisjes suaj.

Nga aventura në krimin në Shkodër! Çifti braktisi

Çifti kishte vendosur të largohej përfundimisht nga SHBA, pasi më 24 mars ata kishin shitur edhe makinën e fundit dhe janë përgatitur për një fillim të ri në Europë.

“Po bëhet realitet! Makina u shit dhe nesër është dita jonë e fundit në SHBA para se të lëvizim në Europë! Ndjehem e emocionuar!”, shkruante Sandra në një postim.

Nga aventura në krimin në Shkodër! Çifti braktisi

“Fillimisht do të nisim me një tur të ngadaltë në Europë. Do të qëndrojmë disa kohë në Ballkan dhe më pas do të udhëtojmë në Europë, derisa të gjejmë një shtëpi që do të na pëlqejë dhe që do ta blejmë. Do të fillojmë me Shqipërinë, ku kemi planifikuar të qëndrojmë për 9 muaj dhe më pas do të bëjmë vizita 1 ose 2 mujore në disa shtete,'-shkruante Sandra.

Nga aventura në krimin në Shkodër! Çifti braktisi

“Kemi rënë në dashuri me Tiranën”,- shkruan Sandra më 30 mars, duke ndarë foto nga Piramida dhe Parku i Liqenit Artificial.

Ngjarja

Turisti amerikan Brandon Saporito ka vrarë me thikë gruan e tij, 54-vjeçaren Sandra Holley. Amerikani pas vrasjes ka prerë damarët dhe është lënduar në duar. Ai ndodhet në spital për të marrë trajtimin mjekësor. Policia e Shkodrës raporton se amerikani ka qenë në gjendje të dehur në momentin e krimit. Çifti amerikan bëhet me dije kishin marrë një banesë me qera në rrugën "At Shtjefën Gjeçovi" në 'Gjuhadol'./ZËRI

Poll

MOS HUMB