Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen rëndë dy shqiptarë në Britani

Ambasada e Shqipërisë thotë se ka vendosur kontakt me autoritetet britanike dhe po ndjek nga afër situatën.

F.I
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen rëndë dy
FOTO ILUSTRUESE

BRITANI E MADHE-Dy të rinj shqiptarë ndodhen në gjendje të rëndë, pas shpërthimit të një bombole gazi në banesën e tyre. Lajmi u njoftua nga ambasada e Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila raporton se ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 prillit. 

Dy të rinjtë ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Birminghamit, ku po marrin kujdes të specializuar mjekësor.

Ambasada e Shqipërisë thotë se ka vendosur kontakt me autoritetet britanike dhe po ndjek nga afër situatën. Dy përfaqësues të Ambasadës kanë vizituar të rinjtë në spital dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me palët përkatëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB