
TIRANË- Një apartament është përfshirë nga flakët në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Flakët kanë përfshirë katin e 6-të të një apartamenti në rrugën "Tish Daija". Shkak i flakëve dyshohet se është bërë një bombol gazi, ndërsa mësohet se në momentin që ka nisur zjarri, në banesë nuk ka pasur asnjë njeri.
Fatmirësisht, askush nuk ka mbetur i lënduar. Pas marrjes së njoftimit, zjarrfikësit shkuan në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, ndërsa grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 02.05.2025, rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 6-të, të një pallati në rrugën “Tish Daija”. Si pasojë ka vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar. Shërbimet zjarrfikësese ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për fikjen e zjarrit. Ndërkohë grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./ZËRI