
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se dita e verës dhe një ditë më pas do të jetë pushim për administratën.
“Me këtë vendim të Këshillit të Ministrave u japim mundësi të gjithë punonjësve të shtetit që nuk janë pjesë e funksioneve kritike, të marrin një ditë më shumë pushim mes Ditës së bukur të Verës dhe fundjavës që gjithësesi e kanë pushim! Gëzuar Ditën e Verës,"-njofton Rama.

Pas lajmërimit të kryeministrit Edi Rama se data 15 mars do të jetë pushim për punonjësit e administratës publike, në kuadër të Ditës së Verës, edhe Drejtoria e Arsimit Parauniversitar njoftoi se edhe shkollat do të jenë pushim, në këtë datë.
'Në mbështetje të neneve 95,pika 2, dhe 100 të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Vendosi: Caktimin e ditës së premte, datë 15.03.2024, ditë pushimi. Njoftohen të gjitha Institucionet arsimore publike/jopublike, nxënësit dhe punonjësit arsimor në gjithë vendin” – thuhet në njoftim.
/ZËRI