Aktualitet

'Nëna ishte e shqetësuar, s'dija gjë'/ Dëshmia e Amarildo Metës: Pastaj nisëm të fshihnim gjurmët

Siç tregon ai më pas kanë ndihmuar motrën, Hygertën dhe vëllain e madh, Hysenin që të fshihnin gjurmët e krimit. 

a.l
'Nëna ishte e shqetësuar, s'dija gjë'/
Amarildo Meta

DURRËS- Amarildo Meta, i arrestuar për vrasjen e babait të tij Pëllumb Meta, ishte i pari që dëshmoi para gjykatës në seancën e sotme. I riu pretendoi para togave të zeza se kishte shkuar në banesë më 10 shkurt në orën 18:30, ku kishte gjetur nënën e shqetësuar e cila i kishte treguar për ngjarjen. Siç tregon ai më pas kanë ndihmuar motrën, Hygertën dhe vëllain e madh, Hysenin që të fshihnin gjurmët e krimit. 

“Erdha në shtëpi në 18 e 30 minuta gjeta mamanë të shqetësuar dhe më tha se kishin vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Më pas nisëm që të fshihnim gjurmët. I kërkova shokëve një makinë që të bënim lëvizjet tona”, tha Amarildo. 

Pëllumb Meta u vra nga djali i tij me armë zjarri. Ngjarja e rëndë u zbardh vetëm dy ditë më parë, pas hetimeve 10 ditore nga Policia e Durrësit, për shkak se 50-vjeçari ishte deklaruar i zhdukur. Fillimisht ishte vajza e familjes Meta, 19-vjeçari Hygerta Meta që mori përsipër krimin e rëndë, duke dëshmuar se e kishte vrarë ajo babanë pasi donte ta fejonte pa dëshirë. Por pas hetimeve dhe ekzaminimeve të armës, ku edhe u zbuluan gjurmët e gishtërinjve, rezultoi se vrasja është kryer nga 25-vjeçari Hysen Meta. /ZËRI

Poll

MOS HUMB