Aktualitet

Ndryshon rrjedhja e vrasjes së Pëllumb Metës, djali tërhiqet nga pranimi i fajit: Të flasë kush e ka bërë

Hysen Meta ka deklaruar se babanë e ka vrarë e motra e tij, për shkak të konflikteve që kanë pasur për fejesën

E.K
Ndryshon rrjedhja e vrasjes së Pëllumb Metës, djali tërhiqet
Hysen Meta

DURRËS- Hysen Meta është tërhequr nga pranimi i autorësisë së vrasjes së babait të tij. Në seancën e sotme që është duke u zhvilluar në Gjykatë, ai ka thënë se babanë e ka vrarë motra, për shkak të konflikteve që janë pasur për fejesën.

“Nuk ka shkak fare se nuk e kam bërë. Të flasë ai që e ka bërë. Kam parë që motra e vogël ka qëlluar babain. Motra ka pasur konflikte me të. Një nga arsyet se donte ta fejonte me zor dhe kishin debatuar shumë here. Në polici e kam pranuar për shkak se kam qenë i hutuar”, ka deklaruar Hysen Meta.

Biseda me gjyqtaren:

Hysen Meta: Se kam bere unë vrasjen

Gjyqtarja: Kush e ka bërë?

Hyseni: Të flasë kush e ka bërë! Kam qenë prezent! Motra ka qëlluar babain! Hygerta

Gjyqtarja: Kishit konflikte?

Hyseni: E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për ketë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shume të mira!  Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq për atë që ka ndodhur.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB