Aktualitet

Hygerta Meta merr sërish përsipër vrasjen e të atit: E kam parë kur linte pa frymë nënën nga dhuna

Sipas saj, babai ka tentuar ta vrasë duke prishur qëllimisht bombulën e gazit

E.K
Hygerta Meta merr sërish përsipër vrasjen e të atit: E kam
Hygerta Meta

DURRËS- Hygerta Meta ka rimarrë përsipër autorësinë e vrasjes së të atit, kur kanë kaluar 3 ditë nga zbulimi i ngjarjes shokuese. Në dëshminë që është duke dhënë përpara Gjykatës së Durrësit, Hygerta Meta ka deklaruar se ka qenë ajo vrasësja, dhe jo i vëllai i saj Hyseni. Në momentin e krimit sipas saj nuk kanë qenë të pranishëm nëna dhe vëllai i vogël. Sipas 19-vjeçares shkak për vrasjen kanë qenë konfliktet e vazhdueshme me të atin, dhe dhuna që ai ushtronte ndaj nënës së tyre, në prani të saj.

“Mendova t’ia lija vëllait fajin. Vëllai ka qenë në Itali dhe ishte kthyer pak ditë para ngjarjes. Në dhjetor me tha të fejohesh, i thashë jo. Nga refuzimi që i bëra, mendova se do të më vriste. Ka prishur bombolen e gazit me qëllim që të më vriste mua. Por unë nuk gatuaja më te bombola gazit, nga frika, gatuaja me korent. Një herë e goditi nënën në zemër dhe e la pa frymë. Na kërcenonte vazhdimisht, do t’u vras, do t’u zhduk.

Dy ditë para ngjarjes e refuzova sërish për fejesën. Erdhi babi nga puna, hengri drekën dhe ishte shtrirë. Mora armën që ndodhej në dhomën paralel. Ishte te dhoma gjumit, arma në sirtar. I thashë; çohu në këmbë, më tha ik. Jam penduar që e kam bërë këtë veprim po isha e detyruar”, u shpreh ajo gjatë seancës së sotme në Gjykatë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB