Aktualitet

Në shënjestër të kritikave për drejtimin e RTSH-së, Peza: Jam artist

Alfred Peza është duke raportuar në Komisionin e Medias, mbi veprimtarinë e RTSH-së vitin e fundit

E.K
Në shënjestër të kritikave për drejtimin e
Alfred Peza

TIRANË- Teksa gjendet në vorbullën e kritikave për punën e tij si drejtuesi i Radio Televizionit Publik Shqiptar, Alfred Peza ka raportuar në Komisionin e Medias, për veprimtarinë e këtij institucioni.

Gjatë debatit për pagat e orkestrës së Radio Televizionit Publik Shqiptar, Peza tha se i kuptonte shqetësimet e tyre, pasi edhe vetë ishte artist, ndërsa më pas shtoi se ishte shkrimtar.

“I kuptoj shumë mirë, sepse unë vetë jam një artist, shkrimtar”, tha Peza.

Nga ana tjetër ai tha se ndihej krenar që nën drejtimin e tij, po flitej gjithnjë e më shumë për RTSH-në, gjë që sipas tij tregonte se ky institucion ishte duke punuar, dhe njëherësh duke marrë vëmendje publike.

Ndërkohë që lidhur me të drejtën e transmetimit të Europianit në RTSH, Peza tha se që nuk u bë e mundur, për shkak të konkurencës që ka në treg, duke nënkuptuar se TV klan ka paraqitur një ofertë më të mirë financiare.

“Europiani është një e drejtë që konkurohet në treg, kemi dhënë një ofertë financiare shumë të mirë dhe konkuruese, na është shtyrë disa javë përgjigja, dhe më pas ka paguar ai që ka paguar më shumë. Të drejtat e transmetimeve të tilla janë edhe për operatorë me pagesë, me paketa që blihen nga qytetarët. Janë të detyruar që ta japin free”, tha më tej Peza.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB