Aktualitet

Alfred Peza raporton në Kuvend: Po punojmë shumë ndaj na përflisni! Në total 166 punonjës janë larguar nga puna

Peza tha se akuzat e deputetëve të opozitës janë të pazuara mbi thashetheme

E.K
Alfred Peza raporton në Kuvend: Po punojmë shumë ndaj na
Alfred Peza ne Komision

TIRANË- Është duke u zhvilluar me debate të forta mbledhja e sotme e Komisionit të Medias në Kuvend, ku është duke raportuar drejtori i RTSH-së, Alfred Peza. Ky i fundit së bashku me Leka Bungon, kanë raportuar mbi aktivitetin 1-vjeçar të televizionit publik, si dhe për pushimet nga puna që kanë ndodhur në këtë institucion, pas marrjes së detyrës nga ana e Pezës.

Një prej deputeteve që ka pasur më shumë rezerva mbi punën e RTSH, ka qenë Ina Zhupa, e cila është përplasur dhe me drejtuesen e komisionin Evis Kushi, e cila drejtonte mbledhjen. Kushi pretendoi se akuzat e Zhupës ishin fyerje dhe thashetheme. Ai i tha deputetes së PD-së se po bën hetuesen dhe prokuroren, ndërsa kjo e fundit iu përgjigj se po bën avokaten e popullit.

Vetë Peza, tha se në total janë larguar 166 punonjës nga puna, nga të cilët 21 kanë dalë në pension, 89 janë dorëhequr, 44 të tjerë janë shkarkuar me procedurë, dhe 12 të tjerë kanë braktisur vendin e punës.

“Më vjen mirë që për RTSH është folur më shumë se është folur ndonjëherë, kjo tregon se ne punojmë, dhe ka një interes në rritje për Radio Televizionin Publik. Kur punon shumë fillon dhe kritikohesh më shumë”, tha Peza.

Pjesë nga debati:

Kushi: Keni dëgjuar thashetheme lart e poshtë! Po fyeni! S'lejohet!

Zhupa: Unë po flas për shpërdorimin e parave publike.

Kushi: Po fyeni! Po bëni hetuesen, prokuroren! Po dezinformoni publikun! Janë "fake neës"!

Zhupa: Po bëj avokaten e taksave të shqiptarëve dhe funksionin tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Kushi: Janë thashetheme! Mbaheni përmes buxhetit të shtetit. Të ardhurat e televizionit janë në nivelin më të ulët. E kthyet RTSH-në në institucion personal. E keni përdorur "Facebook"-un për të tallur opozitën shqiptare, keni komentuar me ironi "vulën" e portat.

Poll

MOS HUMB