Aktualitet

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit të drogës në Selanik

Pas hetimeve, Policia e Sigurimit të Selanikut, zbuloi se në krye të grupit kriminal kishte shqiptarë që kishin fituar mbi 500.000 euro duke bërë 500 shitje në ditë.

k.m.
Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50
Foto ilustruese

GREQI- 50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit Aristotele të Selanikut, në sheshin Rotonda dhe Navarino.

Pas hetimeve, Policia e Sigurimit të Selanikut, zbuloi se në krye të grupit kriminal kishte shqiptarë që kishin fituar mbi 500.000 euro duke bërë 500 shitje në ditë.

Sipas mediave të huaja, 5 vjet e gjysmë pas operacionit të madh policor që çoi në arrestimin e gjithsej 60 personave, gjykata shpalli fajtorë 50 prej tyre për krijimin e një organizate kriminale dhe trafikun e drogës brenda një institucioni arsimor. 47 të pandehurit u dënuan me burgim nga 6.9 vjet deri në 15.5 vjet, ndërsa tre të tjerëve u dënuan me burgim deri në tre vjet.

Gjoba nga 50.000 deri në 100.000 euro u vendosën gjithashtu për të dënuarit me burgim. Shumica e të pandehurve u përfaqësuan nga avokatë. Por dy nga të pandehurit kanë vdekur dhe ndaj tyre janë pushuar kallëzimet penale, ndërsa 11 mbeten në paraburgim për akuzat e tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB