Aktualitet

Metamorfoza/ "Pazari" i Bajrit me killerin Dumani: Dua 1.2 mln € për "kokën' e Tafilit. Behari: S'i jap!

Historia tregoi se armët për të vrarë Tafilin, Dorian Dulin dhe Ibrahim Licin, Behar Bajri i hodhi vetë në krahë. 

k.m.
Metamorfoza/ "Pazari" i Bajrit me killerin Dumani: Dua 1.2 mln €
Ibrahim Lici, Behar Bajri dhe Genc Tafili

TIRANË- Zbardhen komunikime të tjera lidhur dosjen "Metamorfoza", që lidhet me planet për vrasjen e disa personave të njohur të botës së krimit. Në këtë seri, protagonist është vrasësi me pagesë, Nuredin Dumani, i cili kontaktohet nga Behar Bajri dhe kushëriri i këtij të fundit, Bardhyl Mavraj. Gazetari Elton Qyno shkruan për "OraNews" se vetëm për vrasjen e Genc Tafilaj, Dumani i ka kërkuar Behar Bajrit, një shifër prej 1.2 milion euro. Kjo shumë parash nuk i ka pëlqyer aspak Bajrit, i cili i ka kthyer përgjigje negative.

“ça thua mër vlla, unë 1.200.000 euro, nuk i jap sikur të më çohen ato që kanë vdek...".

Kështu historia tregoi se armët për të vrarë Tafilin, Dorian Dulin dhe Ibrahim Licin, Behar Bajri i hodhi vetë në krahë. 

Lidhur me mesazet e kapura mes tyre, Dumani është pyetur më 22 shtator nga SPAK, ditë kur edhe pranoi që ishte kontaktuar për të ekzekutuar Dorian Dulin dhe Genc Tafilaj nga Shkodra. Lidhjen mes tyre e ka bërë Elton Basha, të cilin e kishte kontatuar për të çuar fjalë një kushëri i Behar Bajrit. Vetë pranon se nuk ka shkuar kurrë që t'i takonte, por ka dërguar Bashën, të cilit i kishte thënë që të "mikpritësit" t'i linte të kuptonin se do të ishte edhe ai vetë me të. Shoqëruesi i vetëm i Bashës, ishte miku i tij, i identifikuar vetëm me emrin Altin.

"... kam patur komunikime me përdorues “Sky ECC” të cilët i përkisnin anëtarëve të fisit “Bajri” në Shkodër. Me anëtarët e fisit “Bajri”, në “SkyECC” më ka lidhur shoku im, Elton Basha. Në periudhën kohore në fillim të vitit 2021, periudhë në të cilën ndodhesha në Kosovë, që prej Tetorit 2020 dhe kam mbajtur takime me shokun tim. Eltoni vinte dhe më takonte herë pas here në Kosovë pasi mbante kontakte me familjen dhe persona të tjerë që unë kisha nevojë ose që doja të komunikoja. Rreth fillim vitit 2021, Elton Basha ka ardhur të më takojë vetëm në Kosovë dhe më ka shprehur faktin që ishte takuar me një shokun e tij i cili ishte kushuri i Behar Bajrit. Eltoni, më tha që ky kushuriri i Bajrave e kishte pyetur Eltonin nëse mbante komunikime me mua (Nuredin Dumani) pasi vetë Behari kërkonte të vinte kontakt me mua me qellim që tu takonim në Shkodër. Unë i kam thënë Eltonit që të shkonte ta takonte vetë Behar Bajrin dhe të ma kalonte mua në telefon pasi unë nuk shkoja në Shkodër, për ti takuar. Eltonin e orientova ti thoshte që do shkoja edhe unë me të në Shkodër me një “Audi Q3” të vitit 2018 me targa gjermane. Unë vetë nuk do shkoja, por doja të shihja reagimin e tyre se si do prisnin Eltonin duke menduar që isha edhe unë. Kështu u bë, Eltoni iku për në Shkodër bashkë me një shokun e tij Altinin që nuk ja di emrin...”.

Në dosjen “Metamorfoza” sqarohet dhe momenti se si miku i Dumanit pritet nga Behar Bajri. Në rrëfimin që ripërsërit Dumani, Elton Basha i ka dëshmuar për një sërë njerëzish të armatosur që lagjen e tyre e kishin kthyer në një "geto" për sigurinë e tyre. Fillimi i biesës nuk ka qenë i mbarë, por më pas 'gjakrat' janë qetësuar sapo Behari ka folur me Dumanin në telefdon. Megjithatë biseda nuk është konkluduar në një marrëveshje.

...kur kanë mbërritur në Shkodër, disa persona i kanë dalë me makina të blinduara, e kanë marrë dhe e kanë dërguar tek shtëpia e Behar Bajrit. Në shtëpinë e Beharit, Eltoni ka gjetur persona të armatosur që rrinin me armë në dorë si dhe vetë Behar Bajri mbante automatik në dorë dhe cigare. Sapo kishte hyrë Eltoni, Behari i kishte bërtitur se kush ishte dhe Eltoni ishte prezantuar si kushuriri im dhe i ka dhënë telefonin e tij që të fliste me mua. Behari ka folur me mua nëpërmjet telefonit “SkyECC” të Elton Bashës. Me sa mbaj mend që biseda me Beharin qe tek interesi i tij për të sulmuar Dorian Dulin dhe Ibrahim Licin. Behari kërkonte të më paguante mua që të sulmonte Dulin dhe Licin, ai më shumë ishte fokusuar tek Dorian Duli..... Pasi Behari më bëri ftesë në “SkyEEE” pseudonimin nuk ja kujtoj, kemi komunikuar bashkë gati përditë. Behari ishte interesuar të vriste Dorian Dulin dhe Ibrahim Licin, po ashtu për Genc Tafilin më thoshte se donte ta vriste por nuk ishte shumë i fokusuar tek ky. Fillimisht unë i kam kërkuar Beharit, një shumë prej 1,200,000 euro, për vrasjen e Genc Tafilit por Behari më tha që nuk pranonte të paguante aq për Genc Tafilin, madje pati reagim kur ja thashë dhe me sa kujtoj më pati thënë: “...ça thua mër vlla, unë 1.200.000 euro nuk i jap sikur të më çohen ato që kanë vdek..."-thuhet në dosjen “Metamorfoza”.

Por po ashtu, duke qenë se nuk kishin arritur një marrëveshje, vetë Dumani pranon se kishte kuptuar se Bajri e kishte gjetur njeriun që do të vriste pas shumë shpenzime. Kjo pasi vetë i kishte propozuar Beharit të bënin një ndërrim vrasjesh mes dy grupeve. Gjë që edhe ndodhi. Denis Brajoviç alias Bajri kreu eliminimin e Gjin Boriçit në Vau Dejës më 9 gusht 2020, kërkuar si detyrë nga i zhdukuri Ervis Martinaj sepse po e konkuronte në fushën e lojërave të fatit. Si "nder' do të kishte kokën e tre personave të lartpërmendur: Ibrahim Licit, Dorian Dulit dhe Genc Tafilit./ZËRI

Poll

MOS HUMB