Aktualitet

Arrestohet Fonsi, "Koka e skifterëve" shqiptarë në Itali, përgjimet: Hip mbi çati e zbrit me litar

29-vjeçari i njohur si “Fonsi” së bashku me grupin e tij ka kryer një sërë vjedhjesh në vila të ndryshme në Itali.

F.m
Arrestohet Fonsi, "Koka e skifterëve" shqiptarë në
Karbinierët

TIRANË- Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani, 29 vjeç, lindur në Mamurras është vënë në pranga nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, pasi rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me mbi 10 vite burgim, pasi është akuzuar për tentativë vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin e koduar “Operacionalja 6”. I dënuar me mbi 10 vjet burgim në Itali, për 5 vepra penale të rënda, arrestohet 29-vjeçari. Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar Alfons Taraj alias Afons Bibaj alias Alfons Cani,29 vjeç, lindur në Mamurras. Gjykata e Monzas, Itali, me vendimin e datës 19.10.2023, e ka denuar këtë shtetas, me 10 vjet, 2 muaj e 11 ditë burgim, për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, vjedhje me pasoja të rënda, vjedhje me dhunë dhe për posedim sendesh të vjedhura. Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Arrestohet Fonsi, "Koka e skifterëve" shqiptarë në
Alfons Bibaj

Kush është banda "FONSI"?

29-vjeçari i njohur si “Fonsi” së bashku me grupin e tij ka kryer një sërë vjedhjesh në vila të ndryshme në Itali. Ata inspektonin çdo ditë shtëpi dhe pikasnin ato që kishin dyert e mbyllura, por që dritaret e banjës i kishin të hapura. Ata ngjiteshin në ballkone dhe më pas zbrisnin nga çatia me litarë. Ata merrnin para kesh, ora, bizhuteri, veshje e çanta.

Bastisjet i kryenin në zonat mes Milanos dhe Brianzas. Mediat italiane shkruajnë se banditët, shqiptarë, ishin të pajisur me shkathtësi të madhe dhe kishin preferenca për apartamentet në katin e dytë dhe të tretë, pasi ato mbroheshin më pak nga kangjellat dhe sistemet e alarmit. Në përgjime vihen re dhe ‘mësimet’ që i jepnin njëri-tjetrit. “Tek e fundit duhet të ngjitesh në çati dhe pastaj të zbresësh,”- thotë njëri prej tyre.

Poll

MOS HUMB