Aktualitet

Në konflikt të pastër interesi! Drejtori i OST Dibër hap kompani private për shërbime energjie

Spartak Palamani ka nën kontrollin e tij një prej qarqeve më të mëdhenj të vendit, atë të Dibrës që përfshin Laçin, Milotin, Burrelin, Klosin, Krujën, Mirditën e Peshkopinë e Bulqizën.

k.m.
Në konflikt të pastër interesi! Drejtori i OST Dibër hap
OST

TIRANË- Spartak Palamani është një nga drejtuesit e OST-së. Ai ka nën kontrollin e tij një prej qarqeve më të mëdhenj të vendit, atë të Dibrës që përfshin Laçin, Milotin, Burrelin, Klosin, Krujën, Mirditën e Peshkopinë e Bulqizën. Por duket se së fundmi i është dedikuar edhe biznesit privat. Shefi i Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike për Dibrën ka hapur edhe një kompani në emër të tij.

Siç duket edhe nga dokumenti i regjistrimit, por edhe siç raporton "Replika", Palamani ka themeluar më 9 mars 2023, kompaninë “Electro Power Solution". Kompania ka si subjekt "Konsulence per mirmbajtjen e linjave te TL, TM dhe TU. Projektim, konsulence, ndertim dhe mirmbajtje te nenstacioneve TL, primar-sekondar dhe gabina te rrjetit te shperndarje TM dhe TU. Konsulence per mirmbajtjen e nenstacioneve TL, primar-sekondar dhe gabina te rrjetit te shperndarje TM dhe TU."

Në konflikt të pastër interesi! Drejtori i OST Dibër hap
Kompania “Electro Power Solution"

Pra, ka lidhje me punën që ai kryen aktualisht.

"Spartak Palamani, përgjatë orarit zyrtar të punës, duke shfrytëzuar postin e tij si drejtues, t’i “përdorë” vartësit e tij për të kryer punë private, të fituara nga kompania e tij apo njerëzve të tij të afërt. Një shkelje e hapur e ligjit,"-shkruan "Replika".

Edhe pse ka një konflikt interesi të hapur, asnjë nga institucionet e monitorimit nuk e ka denoncuar këtë kompani, e cila figuron në emër të drejtorit të OST në Dibër. Deri më tani, Spartak Palamani nuk i ka dhënë asnjë tender vetes, por mesa duket nuk përjashtohet si mundësi. Në mos në qarkun e Dibrës, mund të ndikojë tek drejtuesit e tjerë të OST-ve në qarqe./ZËRI

Poll

MOS HUMB