Aktualitet

Braziliani kapet me 2 kg kokainë në aeroportin e Shkupit, arrestohen dy vëllezër nga Struga

34-vjeçari nga Brazili ka pranuar se po e transportonte drogën për llogari të një shtetasi maqedonas. Nga operacioni, ai do të merrte 5 mijë euro. 

k.m.
Braziliani kapet me 2 kg kokainë në aeroportin e Shkupit, arrestohen
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT– Policia e Shtetit në Maqedoninë e Veriut ka zbuluar dhe sekuestruar 2 kilogramë kokainë, të fshehura brenda një valixheje. Kokaina po sillej në Shkup nga një 34-vjeçar, i cili vinte nga Brazili. "Alsat" ka mësuar se 34-vjeçari nga Brazili ka pranuar se po e transportonte drogën për llogari të një shtetasi maqedonas. Nga operacioni, ai do të merrte 5 mijë euro. 

Bazuar në dëshmitë e brazilianite dhe hetimet e deritaniashme, Policia ka dy vëllezër nga Ohri, me inicialet Q.N., 36 vjeç dhe H.N., 28-vjeç, pasi akuzohet se janë përfshirë në transportin e drogës. Por identiteti i plotë i tyre nuk është zbuluar nga autoritetet vendase. Po ashtu, përveç tyre, Oolicia maqedonase ka kontrolluar dhe dy objekte në Strugë, në pronësi të një 36-vjeçari, i identifikuar vetëm me inicialet S.K., i cili gjithashtu është vendosur në pranga.

ALSAT sqaron se ndaj 4 personave të përmenduar më lart është dorëzuar kallëzim penal për përfshirje në organizimin dhe transportin e drogës./ZËRI

Poll

MOS HUMB