Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh, arrestohet në Papër 34-vjeçari, pritet ekstradimi në Kosovë

Për këtë vepër penale, Gjykata Themelore e Pejës më 30 tetor të këtij viti i caktoi 34-vjeçarit masën “arrest në burg”.

k.m.
Në kërkim ndërkombëtar për trafik narkotikësh,
Erion Etemaj

ELBASAN- Erion Etemaj ka rënë në prangat e Policisë së Elbasanit me qëllim ekstradimin në Kosovë. 34-vjeçari është arrestuar pasi akuzohet për kultivim kanabisi. Për këtë vepër penale, Gjykata Themelore e Pejës më 30 tetor të këtij viti i caktoi 34-vjeçarit masën “arrest në burg”. Si rezultat i informacioneve që ishin mbledhur për të, u bë e mundur kapja e Etamajt në Papër të Elbasanit. Tani është në prangat e Policisë dhe do të ekstradohet drejt Kosovës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

DVP Elbasan

I akuzuar nga autoritetet kosovare, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Elbasan dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin në Kosovë, 34-vjeçari. Si rezultat i informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe i shkëmbimit të këtyre informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja në fshatin Papër dhe arrestimi me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

E. E., 34 vjeç, banues në Elbasan. Gjykata Themelore e Pejës, me vendimin e datës 30.10.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit" dhe "Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge", parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës. Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet kosovare, për ekstradimin e 34-vjeçarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB