Aktualitet

Në fokus goditja e grupeve kriminale, Policia dhe FNSH aksion në Vlorë

Në fokus të këtij operacioni ishin persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, por edhe kontrolle për individë që qarkullojnë me armë pa leje.

I.F
Në fokus goditja e grupeve kriminale, Policia dhe FNSH aksion në
Pamje nga operacioni

VLORË- Forcat speciale nga Tirana, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë nga Fieri dhe Policia e Vlorës kanë zhvilluar kontrolle të befasishme në Vlorë, Selenicë dhe Orikum. Mësohet se operacioni i befasishëm është zhvilluar në kuadër të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe rritjen e parametrave të sigurisë publike.

Në fokus të këtij operacioni ishin persona me precedentë penalë dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore, por edhe kontrolle për individë që qarkullojnë me armë pa leje.

Policia bën me dije se operacione të tilla, do të vijojnë edhe në ditët në vijim në qarkun e Vlorës, me qëllim goditjen e grupeve kriminale dhe forcimin e rendit e qetësisë publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB