Aktualitet

Sherri në Long Hill/ Me shkopinj e sende të forta, dhunohet 19-vjeçari, i riu me dëmtime në kokë e trup

Fillimisht nuk e kanë pikasur dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar.

I.F
Sherri në Long Hill/ Me shkopinj e sende të forta, dhunohet
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga sherri në Lundër. Mësohet se disa persona kanë dhunuar 19-vjeçarin Kristi Fufi. Ata kanë ardhur me makinë dhe kanë marrë shkopinj dhe sende te forta nga bagazhi i makinës së tyre dhe kanë sulmuar personin në fjalë. Fillimisht nuk e kanë pikasur dhe kanë hyrë edhe brenda lokalit duke e kërkuar derisa e kanë gjetur dhe e kanë dhunuar. 

Një prej agresorëve ka pasur një armë në dorë por nuk ka qëlluar me armë zjarri. Të riut i janë shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup si pasojë e goditjes me sende të forta në kokë. 19-vjeçari është djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Mhill Fufit.

“Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta. 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB