
DIBËR- Dalin pamjet e përplasjes së ndodhur ditën e djeshme në Ostren të Bulqizës. Në videon e publikuar nga "OraNeës", duket momenti kur para një lokali ka ndodhur përplasja mes punonjësit të njësisë administrative të Ostrenit, Kalosh Murra dhe kandidatit të Partisë Demokratike për deputet, Xhelal Mziut dhe nipit të këtij të fundit, Elson Mziu. Në pamje duke me shumë gjasa Murra që qëndron duke folur në telefon para një lokali. Derisa në një moment tjetër, një person (edhe ky me shumë gjasa Elton Mziu pasi në video nuk janë vendosur emrat) vjen dhe e shtyn. Pranë tyre, grumbullohen edhe shumë persona të tjerë.
PAMJET NGA PËRPLASJA:
Në lidhje me këtë sherr, Policia njoftoi sot se kishte nisur procedimin penal ndaj drejtuesit politik të PD-së në Dibër, Xhelal Mziut dhe nipit të tij, Elvis Mziu për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Sipas autoriteteve, ata dyshohet se kanë goditur me grushte, 33-vjeçarin Kalosh Murra. Por Mziu ka pretendime të tjera. Ai shprehet se ngjarja nuk është siç Policia e bën me dije, por sipas versionit të tij, përfaqësues të PS kanë intimiduar mbështetësit e PD në takim. Ndaj për zbardhjen e plotë të ngjarjes, kërkon ndihmën e SPAK./ZËRI