
TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 3 vite burg inspektorin e Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, Andri Mehja. Ky i fundit është shpallur fajtor pasi u akuzua se kishte shpërdorur detyrën duke marrë ryshfet, për të mos shembur një ndërtim pa leje. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij u konvertua në shërbim prove për 4 vite. Por dënimin do ta kryejë me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale.
Ndërkohë, GJKKO për personin që tentoi të korruptonte Mehjan, Gentian Bakon, ka caktuar një dënim prej 3 vitesh burg. Por edhe dënimi i tij u konvertua në shërbim prove.
NJOFTIMI I PLOTË I GJKKO:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket procedimit penal nr. 94, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Andri Mehja dhe Gentian Bako, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 32, datë 25.04.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Andri Mehja, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim. 3. Në aplikim të neneve 30/1, 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Andri Mehja, për të ushtruar funksione publike, për 5 (pesë) vjet. 4. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Andri Mehja, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Elbasan.
Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. 5. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a). T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit. 6. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr. 53 datë 29.05.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al 7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Bako, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 8. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim. 9. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Gentian Bako, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Elbasan.
Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. 10. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a). T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit. 11. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” caktuar me vendimin nr.111, datë 03.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në bazë të nenit 224 të K.Pr.Penale, 1 (një) Cd-DVD-R me mbishkrimin “Stop” datë 23.04.2024; CD-të, e dërguara nga Kompanitë Celulare”, mbeten pjesë e fashikullit gjyqësor. 13. Bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, provat materiale: 1 (një) pasaportë më numër ****, numër personal **** e Republikës së Shqipërisë, në emër të shtetasit Andri Mehja, lëshuar në datë ****, sekuestruar me procesverbal për sekuestrimin e sendeve datë 30.10.2024, ti kthehet të pandehurit, Andri Mehja; 1 (një) telefon i markës SAMSUNG GALAXY A7, viti 2018, me ngjyrë gold, me kapak ngjyrë të zi, mbajtës nr. Vodafon me numër ****, në pjesën mbrapa të shënuar IMEI ****, celulari ka Imei (slot 1) ****, IMEI (slot 2) ****, sekuestruar me procesverbal për sekuestrimin e sendeve datë 31.08.2024, ti kthehet të pandehurit Gentian Bako; 1(një) kapele ngjyrë si blu e errët, pa mbishkrim sipër, në të cilën ndodhet stema logo e Policisë së Shtetit, sekuestruar me procesverbal për sekuestrimin e sendeve datë 23.04.2024, të kalojë në favor të shtetit. 14. Bazuar në nenin 393 të Kodit të Procedurës Penale, shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare. 15. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi./ZËRI