
KURBIN- Një sasi eksplozivi është vendosur në ambientet e jashtme të një lokali, në pronësi të një 52-vjeçari në Kurbin. Sipas informacioneve zyrtare, 52-vjeçari e ka pikasur sasinë e tritolit rreth orës 11.10 dhe menjëherë ka kërkuar ndihmën e Policisë. Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e sasisë së lëndës plasëse.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse. Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve./ZËRI