Aktualitet

Në burg për tentativë vrasje, sekuestohet pasuria e Paris Prengës, 'anëtari' i grupit Cukali

Siç bëjnë me dije blutë e kryeqytetit, në kuadër të operacionit "Asset lock", u sekuestruan: 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.

zh.ll
Në burg për tentativë vrasje, sekuestohet pasuria e Paris
Foto ilustruese

TIRANE- Prokuroria e Tiranës vendosi sot sekuestrimin e një pasurie me vlerë 875 mijë euro në emër të 32-vjeçarit Paris Prenga. Prenga ndodhet në burg aktualisht pasi është dënuar për “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” si dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Siç bëjnë me dije blutë e kryeqytetit, të cilët ekzekutuan edhe sekuestron, pasuria e Prengës përfshin:2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij. Paris Prenga është dënuar me 18 vite burgim për atentatin ne tentativë ndaj Artion Bylykut, kunati i Domart Konjarit. Ai është pjesë e grupit të Gjergji Cukalit, i njohur si i 'forti' i Myslym Shyrit.

NJOFTIMI I PLOTE: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Asset lock”.

Sekuestrohen pasuri me vlerë 875 000 euro, në pronësi të një 32-vjeçari që aktualisht po vuan dënimin, për vrasje me paramendim dhe pjesëmarrje në grup kriminal për trafikim të lëndëve narkotike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një procedimi penal të drejtuar nga Prokuroria e Tiranës, ekzekutuan në kuadër të operacionit “Asset lock”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 5 pasurive në pronësi të shtetasit P. P., 32 vjeç, i cili aktualisht po vuan dënimin, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në kuadër të grupit të struktuar kriminal.

Pasuritë e sekuestruara, konkretisht: 2 garazhe, 1 apartament, 1 sipërfaqe truall dhe 1 subjekt tregtar ishin të regjistruara në emër të 32-vjeçarit ose të familjarëve të tij.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet se kanë burim veprimtartë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB