ZYRIH- Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit Noizy, është liruar nga paraburgimi në Zyrih, pak ditë pas arrestimit të tij. Media zviceranë në shqip LeCanton27.ch, bën me dije se pas gati një jave, gjërat ndryshuan në favor të reperit shqiptar.
Sipas asaj që bën me dije media vendase, gjykata ka kërkuar paraburgim, ndërsa zyra e prokurorit e ka liruar duke i shpëtuar burgut.
"Gjykata për masa shtrënguese kishte urdhëruar paraburgimin e personit që përmendët, por zyra e prokurorit publik e ka liruar atë që atëherë", thekson LeCanton27.ch.
Kujtojmë se Noizy u arrestua nga autoritetet zvicerane në aeroportin e Zyrihut. Mediat e Zyrikut raportuan se ndalimi është kryer me urdhër të Zyrës së Prokurorit Publik për Krime të Rënda dhe të Dhunshme, megjithatë, burime të afërta me artistin ofrojnë një version tjetër. /ZËRI