Aktualitet

A do merren si prova përgjimet në SKY dhe Encrochat? Kushtetuesja do të shqyrtojë padinë e Pëllumb Gjokës

Gjoka ndodhet pas hekurave që prej Korrikut të vitit të kaluar, ndërsa pretendon se provat ndaj tij bazohen vetëm në përgjimet në aplikacionet e koduara

E.K
A do merren si prova përgjimet në SKY dhe Encrochat? Kushtetuesja do
pellumb gjoka

TIRANË- Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i vënë në pranga në kuadër të operacionit Metamorfoza, nuk ka ndërmend që të qëndrojë duarkryq në burg. Përmes avokatëve të tij, Gjoka ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkon shpalljen të pavlefshme të provave që janë paraqitur nga ana e prokurorisë së posaçme, që janë bazuar në të dhënat e aplikacioneve të koduara SKY dhe Encrochat.

Pak ditë më parë, avokati i Gjokës, Ylli Manjani, në një deklaratë të dhënë për mediat nga dera e SPAK, tha se klienti i tij nuk ka pasur asnjë profil në aplikacionet e koduara, dhe i gjithë procesi ndaj tij është ngritur në bazën e këtyre përgjimeve të pretenduara.

Tashmë do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të vendosë nëse komunikimet në platformën “Sky EÇ” do të mund të shërbejnë si prova ose jo në Gjykatë. Deskriptimi i bisedave nga agjensitë ligjzbatuese ndërkombëtare dhe vënia në dispozicion të pjesës për Shqipërinë, ka çuar në arrestimin e dhjetra personave, ndërsa SPAK ka ngritur akuza ndaj tyre. Përveç kësaj, bisedat kanë hedhur dritë mbi implikime në ngjarje kriminale të personave të ndryshëm, por kanë zbardhur gjithashtu edhe lidhjet mes krimit, politikës dhe disa biznesmenëve.

Nga korriku i vitit 2023, Pëllumb Gjoka ndodhet në paraburgim, i akuzuar për disa vepra të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Gjoka u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin "Sky ECC", ndërsa bashkë me të në pranga përfnduan policë, prorkurorë dhe ish-prokurorë.

Deri në marrjen e një vendimi nga GJKKO për dosjen, biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri, ish-efektivi Adrit Hasanbegaj, Edmond Preka (shofer i biznesmenit Gjoka) do të qëndrojnë në qeli, derisa të përfundojnë hetimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB