Aktualitet

Ndërtimi pa leje i objektit 5 katësh në Himarë, ndalohen dy efektivë, dy të tjerë shpallen në kërkim (EMRAT)

Sipas njoftimit të AMP-së, nga hetimet e deritanishme rezulton se në këtë rast është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Himarës.

zh.ll
Ndërtimi pa leje i objektit 5 katësh në Himarë, ndalohen dy
Objekti pa leje në Qeparo-pamje nga shembja

HIMARË- Ndërtimi i një objekti 5-katësh pa leje në Qeparo, i cili u shemb ditën e djeshme nga IKMT, ka shkaktuar “furtunë” në Komisariatin e Policisë Himarë, ku katër punonjës janë vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre”. Sipas njoftimit të AMP-së, nga hetimet e deritanishme rezulton se në këtë rast është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Himarës.

AMP bën me dije se deri tani janë ndaluar Emiljano Prenga, ish-Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, dhe Klodian Petani, ish-Specialist i Hetimit të Krimeve në këtë komisariat. Ndërkohë, Ferit Merkaj, ish-Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, dhe Redin Çaushaj, me detyrë SPZ në këtë komisariat, janë shpallur në kërkim.

Njoftim i AMP:

Pas ngjarjes së ndërtimit të një objekti pa leje në Himarë 5 katësh, i cili u shemb nga IKMT dhe veprimet e para proçedurale u kryen nga Policia e Shtetit dhe arrestuan në flagrancë poseduesin e ndërtesës. 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në këtë rast, ku konkretisht;

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se në këtë ngjarje është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë, konkretisht janë katër punonjës të Policisë së Shtetit, ndaj të cilëve po procedohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, neni 248 i Kodit Penal.
• Emiljano Prenga, me detyrë Shef i Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Divjakë, më parë Shef i Krimeve në Volum, Komisariati i Policisë Himarë, i ndaluar.
• Klodian Petani, me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, më parë Specialist i Hetimit të Krimeve, Komisariati i Policisë Himarë, i ndaluar.
• Ferit Merkaj, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve, DVP Vlorë, më parë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.
• Redin Çaushaj, me detyrë SPZ, Komisariati i Policisë Himarë, i shpallur në kërkim.

Në vijim të veprimeve procedurale, dy prej punonjësve të shpallur në kërkim janë paraqitur dhe janë ndaluar me iniciativë, ndërsa dy punonjësit e tjerë nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe, pavarësisht njoftimeve ende nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse.

Për dy punonjësit e tjerë janë kryer procedurat për shpalljen e tyre në kërkim.

AMP vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe dokumentimin e përgjegjësive ligjore.

Katër punonjësit e zinxhirit komandues në Komisariatin e Policisë Himarë u pezulluan dje me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u pezulluan 

Ndërkohë, veç hetimit ndaj punonjësve të Policisë, për të njëjtin objekt pa leje janë proceduar edhe punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit.

Sipas verifikimeve paraprake, ndërtimi pa leje i objektit në vendin e quajtur “Sugë”, në Qeparo, kishte nisur në dhjetor 2025. Objekti u konstatua gjatë kontrolleve të Policisë në kuadër të masave për parandalimin e krimeve kundër mjedisit. Për ndërtimin pa leje u arrestua pronari, Lulzim Bajri, ndërsa në kërkim u shpallën kryeinspektori i IMT-së Himarë, Dorjan Hoxha, dhe dy inspektorët Mateo Koshi e Andi Hoxha, të dyshuar për “shpërdorim detyre”.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, urdhëroi shkrirjen e Drejtorisë së IMT-së, ndërsa gjashtë punonjës të këtij institucioni u shkarkuan nga detyra./ZËRI

Poll

MOS HUMB