Aktualitet

Zjarret në Krujë/ Situata në kontroll, rinis ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë për shuarje e flakëve

Aktualisht, në lagjen Abaze të Krujës situata paraqitet e përmirësuar, ndërsa mjetet zjarrfikëse vijojnë të mbajnë nën kontroll zonat e prekura nga zjarret e ditëve të fundit.

zh.ll
Zjarret në Krujë/ Situata në kontroll, rinis ndërhyrja nga
kruje

KRUJË- Situata paraqitet e përmirësuar në zonat e prekura nga zjarret në Krujë, pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe ushtrisë gjatë gjithë natës. Në fshatin Zidoll, ku flakët rrezikuan depot e eksplozivit dhe qytetin antik ilir të Albanopolisit, zjarri është drejt shuarjes së plotë, ndërsa mëngjesin e sotëm ka nisur sërish ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mëngjesin e sotëm ka rinisur ndërhyrja nga ajri me dy helikopterë, ndërsa në terren vijon puna për izolimin e vatrave të mbetura aktive. Ndërkohë, në lagjen Boje po vijon operacioni për shuarjen e zjarrit nga forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga efektivë të ushtrisë. Në këtë zona, mjetet zjarrfikëse kanë punuar gjatë gjithë natës, duke mbajtur situatën në kontroll.

Aktualisht, në lagjen Abaze të Krujës situata paraqitet e përmirësuar, ndërsa mjetet zjarrfikëse vijojnë të mbajnë nën kontroll zonat e prekura nga zjarret e ditëve të fundit. Autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe ndërhyrjen në vatrat aktive, me qëllim shmangien e përhapjes së flakëve në zona të tjera./ZËRI

Poll

MOS HUMB