Aktualitet

Vdes profesori në Gjykatën e Tiranës, avokati: Donin ta martonin me zor me një grua 30 vite më të re

Sipas avokatit viktima ishte një profesor i arteve marciale dhe prej 3 vitesh jetonte i vetëm

k.m.
Vdes profesori në Gjykatën e Tiranës, avokati: Donin ta martonin
Avokati Ndue Pjetra

TIRANË- Një 68-vjeçar ka humbur jetën gjatë paradites së sotme, në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku kishte shkuar që të interesohej për dosjen e tij, e cila zvarritej prej disa vitesh. 68-vjeçari po ndiqej penalisht që prej vitit 2021, ndërsa sipas avokatit akuza i ishte ndryshuar nga “përndjekje personi” në “shkaktim vetëvrasje” pa u mbajtur seancat përkatëse. Avokati i të ndjerit Ndue Pjetra, u shpreh se viktima, Ilia Drini, ishte një profesor i arteve marciale, dhe synimi ka qenë që bashkëjetuesja ti merrte pasurinë e tij.

“Nuk duhen shtyrë gjyqet, 3 muaj me radhë… Akuzohej fillimisht për përndjekje, por pastaj për shkaktim vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në 2020-ën. Ishte e dashura e tij, ose bashkëjetuesja nuk e di shumë mirë, ajo kishte bërë një kallëzim penal e nxitur nga të tjerët që t’i merrte pasurinë. Ai ka nja 3 vjet që jetonte vetëm, ishte profesor i arteve marciale, një njeri shumë i nderuar”, deklaroi avokati i të ndjerit.

Bashkëjtutuesja e Drinit, ka qenë 37 vjeç. Në dëshminë e saj, ajo shprehej se si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike kishte tentuar të vetëvritej me mbidozë ilaçesh.

“Mund të kishte ndonjë presion nga të tjerët. Mendoj se duhet hetuar nga Prokuroria, duhen parë tabulatet telefonike, donin ta martonin patjetër me bashkëjetuesen. Nuk vuante fare, nuk kishte asnjë gjë, i fuqishëm, 68 vjeç. Ishte mbajtur një seancë më parë, por gjykata se kishte njoftuar avokatin, pretendonin me çdo kusht ta martonin, familjarët e bashkëjetueses. Data 1 Shkurt 2024 ishte seanca e parë. Dosja ishte dorëzuar nga data 27 Tetor 2022. Jemi ende në seancë paraprake. O zotëri u kemi thënë që gjykatësit që lëvizin nga një rreth në tjetrin duhet ti mbarojnë çështjet vetë. Seanca nuk u hap se kanë ikur gjyqtarët, vinte ndonjë tjetër. 30 ditë është afati…Ne kemi marrë njoftim vetëm për datën e seancës, ne e dinim çështjen e mbyllur. Këtë informacion e kemi marrë pasi erdhi fletëthirrja për datën 1 Janar.

Ata bashkëjetonin në atë kohë, por ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe në këto kushte e detyruan të bënte këtë kallëzim, ishin intrigat…I bënin presion familjarët asaj”, përfundoi avokati i Drinit.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB