Aktualitet

Nuk zë mend Ilir Beqaj! Policia e gjobit sërish për parkim të gabuar

Ish-ministri Ilir Beqaj u gjobit sërish për parkim të gabuar, teksa ndodhej në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

D.XH
Nuk zë mend Ilir Beqaj! Policia e gjobit sërish për parkim
Ilir Beqaj

TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është marrë në pyetje sërish nga SPAK. Teksa ndodhej në ambientet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, Beqaj është gjobitur sërish.

Një polic i Policisë Bashkiake shihet teksa vendos gjobë tek automjeti i Beqajt. Kjo është hera e dytë, që ish-ministri gjobitet për parkim të gabuar, ndërsa paraqitet në SPAK.

Gjoba e parë zbuloi se makina që përdorte Beqaj ishte regjistruar me emrin e Kurtulajt

Gjoba e parë nxori në pah të tjera fakte të korrupsionit të dyshuar të ish-ministrit Ilir Beqaj. Automjeti që është përdorur nga Beqaj, gjobitur herën e parë përpara ambienteve të SPAK, është regjistruar në emër të Kurtulajt, për të fshehur pronësinë e vërtetë, duke përbërë kështu një shkelje tjetër nga ana e ish-ministrit. Kjo makinë është përdorur prej vitit 2019, nga Ilir Beqaj, kohë kur ka qenë dhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Po ashtu ai me atë makinë, e cila drejtohej nga shoferi i tij Arben Dani, ka dalë dhe jashtë Shqipërisë.

Beqaj është duke u hetuar dhe për pasurinë e tij, për shkak se ka dyshime që ai të ketë pasur kompani të fshehta përmes njerëzve të tij të besuar. Në një rast ka qenë gruaja e tij aksionere në një kompani farmaceutike, dhe në rastin tjetër vetë Beqaj dyshohet se është pronar i fshehtë i restorantit Gzona që gjendet pranë Kalasë së Tiranës. Ish-ministri akuzohet për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”, sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit të sterilizimit, në kohën që ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ilir Beqaj ndërkohë që po hetohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim, sipas gjyqtarit Erjon Bani, Beqaj edhe ka falsifikuar vula, stampa dhe formularë. Në funksion të hetimeve, në fund të vitit 2023, u ushtruan kontrolle në banesën dhe disa kompani farmaceutike në pronësi të Beqajt./ZËRI/

Poll

MOS HUMB