Aktualitet

4 ditë në spital, por nuk i mbijetoi dot dhunës barbare! Ndërron jetë 42-vjeçari, Rigels Kaso

Rigels Kaso, i cili u gjet me plagë në kokë dhe trup në Tiranë u dhunua nga 34-vjeçari Bajram Gjeleshi.

k.m.
4 ditë në spital, por nuk i mbijetoi dot dhunës barbare!
Rigels Kaso

TIRANË- Pas 4 ditësh në spitalin e Traumës, 42-vjeçari, Rigels Kaso nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marrë dhe ka ndërruar jetë pasditen e sotme. 

Rigels Kaso, i cili u gjet me plagë në kokë dhe trup në Tiranë u dhunua nga 34-vjeçari Bajram Gjeleshi. Shkak për këtë ngjarje të rëndë mësohet se është bërë një komunikim që Kaso ka pasur me partneren e Gjeleshit. Dyshja flisnin në rrjetet sociale, por bisedat ishin lexuar nga Gjeleshi, i cili i doli në takim ku Kaso mendonte se do të takonte vajzën me të cilën fliste kohët e fundit, 42-vjeçari ka ardhur nga Bilishti për në Tiranë, duke shkuar në adresën që ‘ajo’ i kishte dhënë në rrjetet sociale, por u përball me bashkëjetuesin e saj, i cili e dhunoi barbarisht me grushte.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës më datën 15 korrik dhe ai u gjet nga kalimtarët në mëngjes të cilët njoftuan ambulancën. 42-vjeçari përfundoi në spitalin e Traumës, ku edhe luftoi me vdekjen për 4 ditë, por nuk ia doli që të mbijetonte. Ndërkohë autori është shpallur në kërkim, por ende nuk është bërë e mundur që të lokalizohet nga ana e policisë.

Rigels Kaso për një periudhë të gjatë kishte punuar në klubin e futbollit Devolli, madje edhe kishte përfunduar disa kurse pranë sektorit të garave në FSHF përfshirë këtu edhe atë të analistit. Paralelisht, Kaso ushtronte një aktivitet privat në qytetin e Bilishtit, kryesisht me riparime televizorësh dhe kamerash sigurie./ZËRI

Poll

MOS HUMB