Aktualitet

“Na u bëtë krah…”, Vangjel Tavo reagon për herë të parë pas humbjes së vajzës

Eva Tavo, 24-vjeç humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Maqedoninë e Veriut në datën 29 Nëntor

E.K

“Na u bëtë krah…”, Vangjel Tavo reagon për

TIRANË- Ish-deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, ka reaguar pas humbjes së vajzës së tij, në një aksident të ndodhur rreth dy javë më parë në Maqedoninë e Veriut. Tavo shprehet falenderues për të gjithë personat që i qëndruan afër në këto ditë të vështira, edhe pse kjo nuk e zhbën humbjen e madhe të vajzës së tij.

Postimi i Vangjel Tavos:

Të nderuar të afërm, miq, e dashamirës,

Asgjë nuk e zhbën humbjen e madhe të familjes sonë por mbështetja juaj tejet njerëzore dhe e pakufi ka qenë ngushëllim i rëndësishëm e domethënës për të gjithë ne.

Shprehim mirënjohjen e thellë për gjithësecilin prej jush për respektin që treguat, duke e vlerësuar tej mase që erdhët nga të gjitha qytetet e vendit, si edhe nga shumë shtete jashtë kufijve, për të na u gjendur pranë e duke na u bërë krah.

I shprehim mirënjohjen edhe të gjitha autoriteteve dhe instancave zyrtare, të cilat u angazhuan maksimalisht për të na asistuar në çdo nevojë.

Nuk urojmë kurrë që t’jua shpërblejmë mirënjohjen në të tilla rrethana, por vetëm në të mira e gëzime për ju dhe familjen tuaj!

Me përulje, mirënjohje dhe respekt të thellë për të gjithë ju.

Vangjel Tavo dhe Familja

Eva Tavo, 24-vjeç humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në Maqedoninë e Veriut në datën 29 Nëntor. Lajmin për ndarjen nga jeta të saj, e dha vetë Tavo, ndërkohë që Eva disa vite më parë kishte humbur dhe të ëmën.

/Zëri

Poll

MOS HUMB