
KUKËS- Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës që “pushtuan” vendin tonë ditën e djeshme shkaktuan probleme në qarkullim dhe me energjinë elektrike. Probleme në qarkullim janë shfaqur në veri të vendit, ku më problematike është situata në qarkun e Kukësit dhe Shkodrës. Mësohet se po punohet për të zhbllokuar aksin Kukës-Shishtavec, pasi u bllokua nga rënia e gurëve. Gjithashtu raportohet për probleme me energjinë elektrike në disa zona të Kukësit, Hasit e Tropojës për të cilat po punohet nga grupet e punës të OSHEE.
Zonat pa energji elektrike janë: Njësia administrative Kolsh, Surroj, Arren dhe Malzi, fshatrat Topojan Breki dhe Xhaferaj, njësia administrative Topojan Bashkia Kukës. njësia administrative Lekbibaj, Bujan, Llugaj, Bytyç, Fierzë, Margegaj dhe Tropojë, Bashkia Tropojë.Fshatrat Perollaj, Bardhaj, Helshan dhe Kosturr Njësia administrative Golaj, Bashkia Has.
Por, në Bashkinë Klos, banorët shprehen se janë në rrezik nga prurjet e mëdha të ujit. Ata thanë se dita e djeshme ishte shumë e vështirë për ta për shkak të prurjeve të interteve që ka nxjerr firma që po ndërton tunelin e Murrizit. Ata thanë se u janë prekur tokat bujqësore dhe ju rrezikohen banesat.
Ndërsa në qarkun e Shkodrës, për shkak të reshjeve intensive ka rënie gurësh dhe dalje inertesh në akset e Lotit 1, Hani i Hotit – Tamarë, Tamarë- Vermosh dhe Bogë-Theth. /ZËRI