Aktualitet

‘Mos vuani nga skleroza, s'keni pirë ilaçet’, përplasje në gjyqin ndaj Shullazit për ekspertizën e Reçit

Të pandehurit pretendojnë se ekspertiza për Luftar Reçin është bërë nën presionin e SPAK

E.K
‘Mos vuani nga skleroza, s'keni pirë ilaçet’,
Emiljano Shullazi dhe Luftar Reci

TIRANË- Është shoqëruar me debate të forta seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të Emiljano Shullazit, Viktor Imerajt, Lulzim Berishës, Plaurent Dervishajt, Indrit Taullaut dhe Indrit Rusit për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames. Në seancën e sotme janë paraqitur dy dëshmitarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të cilat me kërkesë të SPAK, kanë vlerësuar si të qëndrueshme gjendjen mendore të të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi.

Kjo ka sjellë një debat me prokurorët e të pandehurve, pasi sipas tyre një akt ekspertimi që i është bërë Reçit në vitin 2013 vërtetintge rtë kundërtën. Sipas avokatëve, akti i ekspertimit që i është bërë Reçit rreth 10 vite më parë konkludonte se ai ishte në gjendje depresioni dhe i paqëndrueshëm. Për këtë shkak avokatët5 kërkuar një ekspertizë të re me pedagogë të psikologjisë, profesorë psikiatër, madje edhe me ekspertë të huaj për të vlerësuar gjendjen e tij mendore.

Një prej të pandehurve, Viktor Imeraj mori fjalën duke iu drejtuar eksperteve në seancë:

“Zonjat s’mbakan mend, mos vuani nga skleroza, na thoni t’ju japim ilaçe?” Pasi iu tërhoq vëmendje, Imeraj u gjobit me 5 mijë lekë.

Më pas fjalën e mori Emiljano Shullazi, duke iu thënë dy ekspertëve: “Si ka mundësi ju për 50 minuta intervistë, dolët në konkluzione për të, kurse ne këtu 4 orë kur u ballafaquam, s’arritëm ta kuptojmë?”

I pandehuri tjetër, Indrit Rusi pyeti njërën prej mjekeve: “A keni punuar në vitin 2016 në paraburgimin e Durrësit?”

Mjekia iu përgjigj po.

Rusi i tha: “Më mbani mend, se unë kisha një infeksion në dhëmballë, ti më thoje ke keq bajamet.”

Avokatët po ashtu pretenduan se ekspertiza për Luftar Reçin nga IML, është kryer nën presionin e SPAK dhe se mjekët kanë qenë në dijeni që ai ishte bashkëpunëtor i drejtësisë./ZËRI 

Poll

MOS HUMB