Aktualitet

Mos harroni çadrat! Rikthehen reshjate e shiut, parshikimi i motit për sot

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para

F.I
Mos harroni çadrat! Rikthehen reshjate e shiut, parshikimi i motit
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-E marta nis me mot të paqëndrueshëm ku do të ketë mbizotërim të vranësirave të shumta. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit. Gradualisht në orët e mëngjesit reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Në orët e para të mëngjesit, temperaturat e ajrit vlerat minimale janë regjistruar deri në 4 gradë në qytetet e zonave malore ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të luhatet nga 6-13 gradë celcius.

Sa i përket orëve të mesditës, do të kemi rënie me të paktën 2 gradë, duke bërë që maksimumet në rang territori të regjistrohen në 19 gradë në vijën bregdetare. Sa i përket qyteteve të zonës së ulët, temperaturat do të jenë nga 17-18 gradë.

Poll

MOS HUMB