
BRITANI E MADHE-Prokuroria angleze është tërhequr nga akuzat ndaj një shqiptari dhe bashkëpunëtorëve të tij të arrestuar nën akuzën e pengmarrjes të një fieraku në Londër. Nekid Arapi i njohur në Angli me pseudonimin Kid Vlonjati është dënuar me vetëm 16 muaj burg për posedim dhe tentativë shitje droge klasi B. Një zyrtar i kësaj gjykate i tha Top Channel se u rrëzuan akuzat edhe për të arrestuarit e tjerë Xhon Guveli 28 vjeç, i arrestuar nën akuzën për rrëmbim person, burgosje të rreme.
Fation Arapi 27 vjeç, banues ne New Road, Peterborough, i arrestuar në akuzën për rrëmbim personi, burgosje te rreme.
Armando Brahashaj 26 vjeç banues në Aylestone Avenue, Brent, Londër, i arrestuar nën akuzën për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Eduart Cepele 30 vjeç, banues në Barrington Street, Mancester, i akuzuar nën akuzën për rrëmbim person, burgosje te rreme.
Emanulea Arapi 28 vjeçe, banuese në Barrington Street, Mancester e arrestuar në akuzën për burgosje të rreme. Ata fituan menjëherë lirinë nga salla e gjyqit.
Nertil Buzi shqiptar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400 mijë paund nga të afërmit e tij. Shkaku pengmarrjes dyshohet se ishte përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit. Shuma pretendohej se ishte fituar nga puna e përbashkët e tyre dhe nuk ishte ndarë si duhet, ndaj dhe morën peng. Pengmarrësit duke përdorur telefonin e pengut me video-call telefononin të vëllain më Patos duke i treguar si po e torturonin në ambientet ku e mbanin të lidhur.
Përfshirja e shqiptarëve në biznesin e shtëpive të barit në Britaninë e Madhe ndër vite ka prodhuar krime të tjera edhe më të rënda si pengmarrje, grabitje dhe vrasje të disa shqiptarëve brenda ambienteve ku mbillet dhe rritet kanabisi./ZËRI