Aktualitet

Dyndje nga Saranda, në 24 orët e fundit hynë mbi 7500 persona

Në 24 orët e fundit, Komisariati i Policisë Kufitare në Sarandë ka raportuar një fluks të lartë të hyrjeve dhe daljeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe në Portin e Qytetit.

M.M

Dyndje nga Saranda, në 24 orët e fundit hynë mbi 7500 persona

Pamje nga Porti i Sarandës

SARANDË - Muaji gusht ka sjellë një fluks të madh turistësh në Shqipëri, duke shënuar fillimin e kulmit të sezonit turistik. Një dyndje është vënë re në pikën kufitare të Sarandës, ku sipas raportimit të Komisariatit të Policisë Kufitare në 24 orët e fundit kanë hyrë më shumë se 7500 persona.

Njoftimi zyrtar i Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë:

"Në 24 orët e fundit, Komisariati i Policisë Kufitare në Sarandë ka raportuar një fluks të lartë të hyrjeve dhe daljeve në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Botës dhe në Portin e Qytetit. Gjatë kësaj periudhe:

-kanë hyrë 7511 shtetas shqiptarë

-kanë hyrë 3894 shtetas të huaj.

-Kanë dalë 3617 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

-Kanë hyrë 757 mjete shqiptare dhe të huaja

-Kanë dalë 745 mjete shqiptare dhe të huaja.

-U përpunuan në hyrje 17 tragete dhe 2 mjete turistike

-U përpunuan në dalje 17 tragete dhe 16 mjete turistike" / ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB