
Foto nga vendngjarja
ITALI - Një 47-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti me Traktor. Sipas Trento Today, Alltan Visha ishte duke punuar në fshatin Salorno kur humbi kontrollin e traktorit i cili u përmbys dhe e zuri poshtë.
Ende po zbardhen shkaqet që çuan në përmbysjen e mjetit, që i mori jetën shqiptarit. Aksidenti fatal në vendin e punës ndodhi në fshatin Molti, në zonën e fermës Klammhof. Policia, punonjësit shëndetësorë dhe zjarrfikësit e Salornos shkuan në vendngjarje, megjithatë, për Alltanin ishte tepër vonë./ZËRI
Poll